LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të videove ku ushtarët qëllojnë qytetarët në Mianmar, shumë policë braktisin vendin e tyre të punës – nuk duan të jenë pjesë e përleshjeve të përgjakshme

Pas publikimit të videove ku ushtarët qëllojnë qytetarët në Mianmar, shumë policë braktisin vendin e tyre të punës – nuk duan të jenë pjesë e përleshjeve të përgjakshme

Zyrtarë policorë në Mianmar kanë filluar të braktisin vendin e tyre të punës duke ikur në Indi – kjo për shkak se nuk duan të jenë pjesë e përleshjeve të dhunshme kundër protestuesve që po kërkojnë demokraci dhe drejtësi.

Rojet indiane kufitare kanë njoftuar se rreth 30 policë së bashku me familjet e tyre kanë kaluar kufirin gjatë ditëve të fundit, dhe shumica prej tyre po e kërkojnë statusin e refugjatit, tranmseton Telegrafi.

Sipas mediave indiane, një burrë që pretendon se ishte zyrtar policor, ka braktisur punën duke refuzuar të zbatojë urdhëruar për të qëlluar mbi civilë në pjesën perëndimore të Chin.


India aktualisht ka mbyllur kufijtë e saj më Mianmarin, dhe ka vënë patrulla të shumta përgjatë kufirit për të ndalur kalimin e kufirit nga refugjatë të shumtë.

Kjo po ndodh pas një jave të përgjakshme në Mianmar, që kur ushtria doli në rrugë duke ushtruar dhunë mbi civilët ku si pasojë humbën jetën 40 aktivistë dhe dhjetëra tjerë u plagosën.

Videoja që të enjten u publikuar, ku shihet ushtari duke qëlluar me pushkë personin që filmonte nga dritarja e apartamentit të tij ka tmerruar opinionin.

Në video shihen një çift duke shikuar nga dritarja e apartamentit, kur një ushtar i uniformuar i vëren dhe menjëherë ua kthen pushkën – ai shti me ata por për fat të mirë arrijnë t’i shmangen plumbit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori