LAJMI I FUNDIT:

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Plagosja e kryeministrit sllovak, Robert Fico, kur një qytetar i pakënaqur qëlloi dje mbi politikanin, shkaktoi një ortek kërcënimesh jo vetëm ndaj zyrtarëve dhe gazetarëve sllovakë, por edhe ndaj politikanëve evropianë, si kryeministri polak Donald Tusk.

“Sllovakët na dhanë një shembull se çfarë të bëjmë me Donald Tuskin nëse ai saboton aeroportin qendror”, është një nga kërcënimet me vdekje që i ka arritur kryeministrit polak.

Tusk ka publikuar mesazhin në rrjetin social X me komentin “dje kishte më shumë. Vizioni i Polonisë”, raporton reuters.


“Nuk është çështje vetëm e Sllovakisë. Tensionet nuk po rriten vetëm atje. Ne pamë sulme gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani. Nuk është vetëm problemi i Sllovakisë. Politikanët në Evropë duhet të mendojnë se si të shmangin situata të tilla”, tha presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë, Peter Pellegrini.

Kërcënime me vdekje kanë ardhur edhe për politikanët e koalicionit qeverisës sllovak, për shembull presidenti i rajonit Njitra, Branislav Becik, kreu i listës së kandidatëve të partisë Zëri i Presidentit, Peter Pellegrini në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Plagosja e të parit të qeverisë sllovake, i cili pas një operacioni pesë orësh ndodhet në një gjendje të stabilizuar, por ende shumë të rëndë, detyroi policinë dhe shërbimet e Republikës Çeke fqinje të kontrollojnë sot aftësitë e rojeve të sigurisë të krerëve të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë - SIPRI tregon shifrat e "rritjes së paprecedent të shpenzimeve ushtarake në botë"

Botë
Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë

Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë

Botë
Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Botë
Raportohet për tre të vdekur, pamjet e frikshme kur një rrëshqitje dheu ra mbi një automjet në Samsun të Turqisë

Raportohet për tre të vdekur, pamjet e frikshme kur një rrëshqitje dheu ra mbi një automjet në Samsun të Turqisë

Turqia

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Botë
Kalo në kategori