Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai qëndroi plot 103 ditë brenda këtij spektakli, gjersa arriti të marrë edhe çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.
Pas fitores së tij reagime qenë të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi.
Këngëtarja bëri një koment pas përfundimit të BBVK-së duke përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.
“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.
“Big Brother VIP Kosova hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes tjerash 28-vjeçarja.
Kjo duket të jetë një ‘thumb’ për Big Brotherin në Shqipëri, pasi Fifi ishte pjesë në edicionin e parë dhe pati disa mosmarrëveshje me ta. /Telegrafi/