Site icon Telegrafi

Pas performancës në “Sunny Hill”, Njomza Vitia: Do kthehem sërish

Një ndër artistet shqiptare e cila performoi në “Sunny Hill” është edhe Njomza Vitia.

E njëjta është kthyer pas shtatë viteve në Kosovë, derisa ka kënduar në natën e parë të këtij festivali.

25-vjeçarja dhuroi një performancë të mahnitshme dhe u prit mjaft mirë nga publiku, gjatë interpretimit të disa nga projekteve të saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente të veçanta nga ky koncert madhështor.

“Sapo kam arritur në Los Anxhelos dhe është duke më munguar shumë, faleminderit Kosova dhe Sunny Hill për këtë eksperiencë të mrekullueshme. Do kthehem sërish”, ka shkruar mes të tjerash Njomza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival

Përveç këngëtares Vitia, në “Sunny Hill” ka performuar edhe Miley Cyrus, G4shi, Calvin Harris, përfshirë edhe disa nga artistët më të suksesshëm vendor. /Telegrafi/

Exit mobile version