Pas paraqitjes mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, Barcelona synon yllin e Interit

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Deco, thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre me një mbrojtës të ri të djathtë.
Sipas gazetës katalunase Sport, të dy u impresionuan nga performanca e Denzel Dumfries në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Flick beson se një lojtar i ngjashëm me Dumfries - i shpejtë, i fortë dhe sulmues—mund t’i shtojë mundësitë sulmuese të Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Pozicioni i mbrojtësit të djathtë është tani një prioritet për klubin, megjithëse çdo ndryshim në skuadër do të jetë minimal, shkaku i financave.
Flick dhe Deco bien dakord se skuadra tashmë ka thellësi në shumicën e fushave, kështu që çdo nënshkrim i ri duhet të rrisë cilësinë e përgjithshme.
Barcelona nuk po planifikon një ndryshim të madh, por priten një ose dy përforcime kyçe, me pozicionin e mbrojtësit të djathtë si fokus parësor. /Telegrafi/




















































