Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë në Gjilan.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, në ora 03:30.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/