Këngëtarja e njohur botërore, Rihanna, është njëra ndër artistet më të pëlqyera në mbarë botën.

Por që nga viti 2016, ajo nuk ka sjell ndonjë këngë solo në tregun muzikor.


rihanna 2

Që pas lansimit të albumit të saj më të fundit "Anti", Rihanna nuk ka punuar edhe aq shumë në aspektin e karrierës muzikore.

Artistja i është përkushtuar më shumë biznesit, duke sjell në treg linjën e saj të të brendshmeve për femra.

Mirëpo, për të gjithë fansat e këngëtares vjen një lajm i mirë, kjo pasi ajo i është përveshur punës për të sjellë në treg një këngë të re.

rihanna 1

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja në përgjigjen dërguar një fansi në Instagram, i cili e kishte pyetur se a është duke punuar në drejtimin e prurjeve të reja muzikore.

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti", ka qenë përgjigja e Rihannës drejtuar fansit të saj.

Detajet të tjera, artistja nuk i ka bërë të ditur, por gjithsesi sipas kritikëve të muzikës mendohet se ajo po përgatit një album me dy disqe, që do të dalë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/