Njëra nga këngëtaret më atraktive shqiptare pritet të rikthehet në muzikë shumë shpejt. Fjala është për Afërdita Dreshajn, e cila ka paralajmëruar rikthimin e saj në skenën tonë muzikore.

Përmes opsionit pyetje - përgjigje në llogarinë e saj në Instagram, modelja e shndërruar në këngëtare ka pranuar një pyetje rreth muzikës nga një fans i saj.


"Kur do të shohim një video muzikore të re nga ju?", është pyetja e fansit, ndërsa nuk ka munguar edhe përgjigja e Afërditës. "Shpejt, shumë shpejt, Elgit Doda është duke bërë një hit".

62173283 347337742648958 7762959383847239680 n Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram/aferditadreshaj)

Biondja ka kohë që nuk ka sjellë projekte për fansat e saj pasi ishte fokusuar më shumë në karrierën e saj prej modeleje.

Ajo prej vitesh është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj profesionale.

Bukuroshja po ashtu vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë me martesë me hokeistin çek, Jakub Kindl. /Telegrafi/