Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tyre nga Prokuroria Speciale e Kosovës, lidhur me implementimin e Programit të Veçantë për Bujqësi 2018, që sipas aktakuzës është në kundërshtim me ligjin.
Me qëllim të informimit të drejtë, sekretari Halimi dhe kryeshefi Gjokaj sqarojnë se mbështetja e sektorit të bujqësisë, në këtë rast masat për infrastrukturën rurale, janë me bazë të fuqishme në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) 2016-2021, në planin për reforma ekonomike për vitet 2017, 2018 dhe 2019.
Sipas tyre, në planin për reforma ekonomike, i hartuar në përputhje me SKZH 2016-2021, është e sqaruar në detaje e gjithë përkrahja edhe përmes këtyre masave e po ashtu edhe në udhëzues është dhënë edhe kostingu për këto masa.
“Andaj, bëjmë thirrje që të shikohen në hollësi SKZH 2016-2021, Plani për Reforma Ekonomike për 2017, 2018 dhe 2019. Gjithashtu, program të ngjashëm, si ky për të cilin tashmë thuhet se është në kundërshtim me ligjin, MBPZHR ka pasur edhe në vitin 2013”, thuhet në sqarim.
Për më tepër, thuhet se edhe para shpalljes së këtij programi të veçantë në vitin 2018, MBPZHR për t’i ikur çfarëdo konflikti, ka pyetur edhe Agjencinë Kundër Korrupsion për të parë se a është në kundërshtim me ligjin për diskriminim, të cilën kjo agjenci e ka mohuar dhe është vazhduar me procedura tjera sipas ligjit në fuqi.
“Krahas kësaj, vendimi për përcaktimin e grupit punues për këtë program, ku në përbërje kanë qenë drejtorët e departamenteve, pra niveli më i lartë i shërbimit civil kanë pasur për qëllim të kontrollojnë dhe shqyrtojnë të gjitha çështjet e hapura, duke u bazuar gjithmonë në dokumentet strategjike të Qeverisë, si dhe udhëzuesve ku përcaktojnë një plan dinamik të implementimit dhe kosto të qartë financiare. Grupi punues për vlerësim të projekteve është nxjerr sipas rekomandimit të drejtorit për miratimin e projekteve dhe me propozim të tij për emrat specifik.
Vlen të theksohet se pas vlerësimit drejtori i miratimit i ka kontrolluar të gjitha lëndët edhe për 15 ditë të tjera, ku edhe ka përgatitur letër miratimin, e jo siç thuhet në aktakuzë drejtori ekzekutiv. Vlerësimi i aplikacioneve është bërë në përputhje të plotë me UA. Ne i kemi të gjitha këto dëshmi, të cilat janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë gjithçka që pretendohet përmes kësaj aktakuze dhe bëjmë apel për të gjitha mediat për të pasqyruar të vërtetën duke u bazuar në këto dëshmi, të cilat mund t’i shohin në ministri.
Konsiderojmë se jemi plotësisht të pafajshëm dhe jemi të befasuar me këtë aktakuzë, sepse që nga fillimi i mandatit tonë e deri më tash kemi punuar vazhdimisht duke u bazuar në ligje dhe rregulloret e udhëzimet në fuqi dhe kemi qenë çdoherë të vendosur të luftojmë të keqen, por shihet se keqja na ka luftuar neve. Do t’i themi të gjitha, të cilat i dimë në mënyrë që kjo temë të sqarohet njëherë e mirë”, përfundon sqarimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova