LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit të Alvarez, Guardiola piketon yllin e Ligës Premier si përforcim për sulmin

Pas largimit të Alvarez, Guardiola piketon yllin e Ligës Premier si përforcim për sulmin

Objektivi i parë i Manchester Cityt pas shitjes së Julian Alvarez tashmë është zbuluar dhe kjo ka befasuar tifozët.

City ka arritur një marrëveshje për shitjen e Alvarez tek Atletico Madridi për shumën e 81.5 milionë eurove, që do të thotë se klubi do të bëjë një profit prej 14 milionë eurosh, pasi e transferuan atë nga Racing Club rreth dy vite më parë.

24-vjeçari, i cili fitoi Copa American këtë verë me Argjentinën, duhet të gjejë një marrëveshje me gjigantin spanjoll sa i përket kushteve personale.


Alvarez pritet që t’i jap fund aventurës tek City me 36 gola të shënuar në 103 ndeshje në të gjitha garat, duke e lënë kështu ekipin e Pep Guardiolës të detyruar për të gjetur një zëvendësim para fillimit të sezonit.

Sipas The Telegraph, City tashmë ka identifikuar sulmuesin e Wolvesit, Pedro Neto, si zëvendesuesin e tij potencial në ‘Etihad Stadium’.

Është raportuar se Neto është njëri prej lojtarëve që është futur në orbitën e klubit, por nuk ka asnjë garanci se ‘Qytetarët’ do të bëjnë një ofertë konkrete në këtë fazë.

Ai gjithashtu është lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin këtë verë pasi shënoi dy gola dhe dhuroi nëntë asistime në 20 ndeshje për Wolvesin sezonin e kaluar.

Tutje thuhet se në rast se City vendos të mos e transferojë ndonjë zëvendësues për Alvarez, atëherë Guardiola mund ta promovojë në ekipin e parë mesfushorin James McAtee./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori