Erling Haaland ka pozuar për një fotografi me Kim Kardashian, duke shkaktuar frikën se ai mund të goditet nga "mallkimi" i saj.

Dyshja janë të dy ambasadorë të markës për gjigantët italianë" Dolce & Gabbana".


Ata së fundmi janë takuar në një event të D&G, dhe u panë duke buzëqeshur teksa kanë pozuar për një foto së bashku, shkruan The Sun.

erling haaland kim kardashian dolce 831070940 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kardashian , 42-vjeçare, mori pjesë në një ndeshje të Arsenalit në mars.

Ajo vizitoi Emirates së bashku me djalin Saint, ndërsa Topçinjtë u rrëzuan nga Europa League ndaj Sporting Lisbonës.

Arsenali më pas dështoi për titull - me shumë tifozë që fajësuan ylli për "mallkimin Kardashian".

2023 bari italy alberobello transformed 830708553 Foto: Getty

Pas takimit të Haaland me yllin televiziv, disa tifozë bënë shaka se norvegjezi mund të ishte viktima e fundit.

Fansat kishin shqetësime të ngjashme kur Kardashian u pa me Kylian Mbappe javën e kaluar.

Dyshja ishin të dy në mesin e të famshmëve që morën pjesë në festën e katër korrikut të miliarderit Michael Rubin.

kim kardashian watches stands son 803728815 Foto: Getty

Pasi Kardashian u fotografua duke u shoqëruar me 24-vjeçaren, një fans shkroi në Twitter: “Largohu prej tij”.

Kardashian mori pjesë gjithashtu në ndeshjen e PSG-së me Rennes në fillim të këtij viti - me kampionët francezë që humbën 2-0 për të rënë në humbjen e tyre të parë në Ligue 1 në shtëpi në 715 ditë.

kylian mbappe kim kardashian hamptons 829992436 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Haaland, i cili duket i pashqetësuar nga "mallkimi i Kardashianit" ka kaluar një verë të mrekullueshme që nga fitimit të tre titujve.

Kohët e fundit ai kërceu së bashku me Abba së bashku me babin Alf-Inge në Ibiza.

Ai ka shijuar pushimet me partneren e tij, Isabel Johansen dhe disa miq në Ibiza dhe Saint-Tropez. /Telegrafi/