LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave, Mbretëresha Elizabeth për herë të parë në publik u shfaq me maskë në fytyrë

Pas kritikave, Mbretëresha Elizabeth për herë të parë në publik u shfaq me maskë në fytyrë

Mbretëresha britanike, Elizabeth II u shfaq për herë të parë në publik me një maskë në fytyrën e saj, të cilën e mbajti gjatë një ceremonie të shkurtër në Westminster Chapel.

Një ceremoni në shënimin e njëqindvjetorit të varrimit të një ushtari të panjohur britanik, i cili vdiq në Luftën e Parë Botërore u mbajt të mërkurën dhe vetëm tani janë publikuar imazhet.

Mbretëresha mbante një maskë të zezë me një fjongo të bardhë dhe kishte veshur një pallto dhe kapelë të zezë, transmeton Telegrafi.


Ishte dalja e parë publike në Londër që nga muaji mars, kur shpërtheu pandemia e coronavirusit.

Ajo është parë në publik disa herë që nga ajo kohë, por deri më tani nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse dhe për këtë ishte kritikuar. Përveç Mbretëreshës, vetëm prifti David Hoyle dhe një prej shoqëruesve të saj morën pjesë në shërbim.

Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore u panë duke mbajtur maska rregullisht. Mbretëresha u pendua që nuk kishte veshur një maskë muajin e kaluar kur me nipin e saj, Princin William e vizituan Laboratorin e Mbrojtjes së Shkencës dhe Teknologjisë në Porton Down në jug të Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht

Evropa
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Evropa
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit

Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit

Serbia
Kalo në kategori