LAJMI I FUNDIT:

Pas humbjes nga Khabib, Poirier rikthehet fuqishëm dhe fiton ndeshjen e vitit në UFC

Pas humbjes nga Khabib, Poirier rikthehet fuqishëm dhe fiton ndeshjen e vitit në UFC

Një ndeshje fantastike është zhvilluar mbrëmë në Las Vegas në kuadër të UFC.

Dustin Poirier ishte përballë Dan Hooker, në një meç që zgjati shumë dhe në fund u vendos vetëm me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy luftëtarët, teksa në fund Porier fiton me vendim unanim (48-47, 48-47, 48-46).


Si Poirier që fitoi takimin ashtu edhe Hooker pësuan lëndime të rënda, që në fund u desh të dërgohen në spital.

Ky meç sipas medieve amerikane ka qenë ndër më të mirët deri më tani në vitin 2020 në UFC.

“Kjo ishte një luftë e vërtetë dhe jemi të lumtur që e bëmë të dy sonte”, deklaroi Poirier.

“Ishte mbresëlënëse kjo ndeshje, por edhe më mbresëlënëse fitorja që e arrita”, tha Poirier.

Dustin Poirier dukej aq zemërthyer pas meçit ndaj Khabib saqë nuk i mbajti lotët
Lexo po ashtu Dustin Poirier dukej aq zemërthyer pas meçit ndaj Khabib saqë nuk i mbajti lotët

Amerikani meçin e fundit e kishte zhvilluar ndaj Khabib Nurmagomedov dhe kishte pësuar humbje.

Dueli mes Khabib dhe Poirier

Por rikthimi i tij me fitore do të thotë shumë, pasi Porier tani synon që të ndeshet me Khabib për të provuar ta fitojë titullin e kampionit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Mmd3KUMWfSQ

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori