Fansat e Lil Wayne thonë se tekstet e tij janë shfrytëzuar si frymëzim për fjalimin e madh të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton.
“Kur nuk ka tavan, qielli është kufi”, ka thënë mes tjerash Clinton duke ua ofruar amerikanëve vizionin e saj.
Menjëherë kanë nisur reagimet e fansave të reperit në Twitter, të cilët thonë se Hillary ka qenë nën ndikimin e sloganit të Lil Wayne.
Ndërkohë, ka pasur edhe të tillë që thonë se është fjala për një koincidencë, pasi ai slogan është një frazë e shpeshtë.
Hillary Clinton është femra e parë kandidate për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka thënë duhet liruar nga barrierat . Vet Lil Wayne ka shprehur mbështetje për të duke bërë një postim në Twitter. /Telegrafi/
Go Hillary! I hear ya out there
— Lil Wayne WEEZY F (@LilTunechi) July 29, 2016