Një adoleshent nga Spanja ishte aq shumë i nervozuar në prindërit pas një grindje, sa që vendosi që mllefin e tij ta shfryjë në gërmimin dhe hapjen e një “bunkeri” në oborrin e shtëpisë.
Pas gjashtë viteve ai “bunker” u shndërrua në një oazë nëntokësore që të gjithë ia kanë për lakmi, transmeton Telegrafi.
Andres Kanto ishte vetëm 14-vjeç kur u grind me prindërit, pasi që nuk dëshironte t’i ndërronte rrobat para se të dilte për shëtitje me prindërit.
E në vend se të mbyllet në dhomë dhe të mbajë inat, mori lopatën dhe iu përvesh punës në oborr të shtëpisë.
https://twitter.com/andresiko_16/status/1396544774883135489?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396544774883135489%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3699353%2Fposvadjao-se-sa-roditeljima-pa-poceo-da-kopa-rupu-nakon-sest-godina-dobio-je-pravu-podzemnu-oazu-planira-da-napravi-i-djakuzi-video
Pasi që filloi të hap gropën, plotë tri vitet e ardhshme i kaloi duke gërmuar, por pasditen e kalonte në shtëpi.
E pas gjashtë viteve, Kanto arri të bëjë një shpellë, me dhomë dite dhe tualet. Brenda saj ekzistojnë shkallët, shporeti dhe shtrati.
Kanto që tani është 20-vjeç, në fakt nuk e di se çfarë e shtyu të fillojë me gërmim në vitin 2015, por thotë se është i kënaqur me rezultatin.
Gropa me kalimin e kohës filloi të rritet, e Kanto vazhdoi me duar dhe pa pajisje adekuate të nxjerr dheun nga ajo.
Video del lugar en cuastión, preguntas frecuentes y más cueva pic.twitter.com/WHARS9chxc
— Kokomo (@andresiko_16) April 28, 2021
Megjithatë, pas një kohe miku i tij Andrew solli në turjelë që përshpejtoi procesin – dhe në fund ndërtuan shpellën e thellë tri metra, pasi që në javë groponin nga 14 orë.
Tani Kanto planifikon të zgjeroj lokacionin – që tashmë ka sistem ngrohjeje, internet dhe sistem muzikor.
Sipas tij, temperatura në shpellë arrin nga 20 deri në 21 gradë nga maji deri në shtator. Madje thotë se ky projekt nuk i ka kushtuar mbi 50 euro, shumicën e materialeve të përdorura janë të lira.
Në shpellë tani i kalon afro pesë orë në ditë dhe atë falë internetit të instaluar në shpellë. Pasi që publikoi pamjet e saj, është bërë viral dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale.
Ai thotë se projekti i tij akoma nuk ka përfunduar dhe se planifikon ndërtimin e një xhakuzi. /Telegrafi/