LAJMI I FUNDIT:

Pas fillimit të sulmeve ndaj Izraelit, vjen edhe reagimi i udhëheqësit suprem të Iranit

Pas fillimit të sulmeve ndaj Izraelit, vjen edhe reagimi i udhëheqësit suprem të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei është zotuar se “regjimi keqdashës sionist i Izraelit do të ndëshkohet” pas nisjes së sulmeve të Iranit me dronë kundër Izraelit.

Në një video në X, Khamenei tha:

“Vetë regjimi dashakeq, i cili është gjithë i ligë, ligësi dhe gabim, i shtoi gabimeve të veta një tjetër gabim duke sulmuar konsullatën iraniane në Siri”.


“Zyrat e konsullatës dhe ambasadave në çdo vend ku ato ekzistojnë konsiderohen si toka e vendit të cilit i përket ambasada. Të sulmosh konsullatën tonë është si të sulmosh tokën tonë”.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Regjimi dashakeq ka bërë një lëvizje të gabuar në këtë rast. Duhet të dënohet dhe do të dënohet”.

Reagimi i tij vjen pasi Irani ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit, siç kishte thënë edhe ushtria izraelite.

Duke dhënë një deklaratë televizive, zëdhënësi i IDF-së, ushtaraku Daniel Hagari thotë se Izraeli është “mirë i përgatitur” për sulmin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Irani lëshon një numër dronësh në drejtim të Izraelit - ushtria izraelite jep detajet
Lexo po ashtu Irani lëshon një numër dronësh në drejtim të Izraelit - ushtria izraelite jep detajet

“Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Për të ‘kapur’ këto drone, ne kemi qarqet e mbrojtjes si nga marina ashtu edhe nga forcat ajrore në disa shtresa”, ka shtuar ai.

“Ne do të përpiqemi t’i pengojmë ata të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë”, ka shtuar ai.

“Nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, atëherë do të dëgjoni sirena dhe alarme kudo që të hyjnë këto kërcënime dhe ne do t’i përgjojmë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori