Kanë mjaftuar dy tryeza të partive politike për të konstatuar se nga mënyra të tilla të diskutimeve nuk mund të arrihen pritjet e dëshiruara.
Përderisa partitë në pushtet kanë pritur që tryeza të tilla të jenë mundësi për arritjen e konsensusit në mbështetje të politikave aktuale qeverisëse në lidhje me dialogun me Serbinë dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe, nga opozita pritjet ishin që të arrihej konsensus rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse e dyta nga njëra prej partive në pushtet, përkatësisht nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pas takimit të dytë, doli si ide edhe themelimi i grupeve punuese që do të hartonin platforma politike të cilat më pas do të diskutoheshin në nivele partiake dhe në fund të nivel të institucioneve për miratim.
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht se a do të formohen apo jo grupet për hartimin e planeve për tema të përfolura, si dialogu, Asociacioni, reformat zgjedhore dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga to, sipas tij, nuk mund të ketë asgjë relevante.
Hoti tha se aktualisht në Kuvend nuk ka një shumicë parlamentare dhe pa shumicën parlamentare, nënvizoi ai, nuk mund të udhëhiqen institucionet.
“Duhet të dakordohemi se si vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe gjatë kësaj periudhe duhet të merremi vesh se si duhet të adresohen temat e rëndësisë nacionale në mënyrë që të mos paralizohen institucionet. Kjo është krejt esenca e këtyre tryezave. Çdo gjë tjetër që shkon përtej tyre, Lidhja Demokratike nuk i mbështetë dhe nuk bëhet pjesë e tyre”, tha Hoti.
Takimet mes partive politike, vijoi Hoti, mund të vazhdojnë, por qëllimi sipas tij, është që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje me një dakordim të përbashkët për datën.
Ai tha se qëllimi i LDK-së është që vendi të ketë institucione legjitime dhe funksionale.
“Mbledhjet e Kuvendit dështojnë, nuk ka kuorum. Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur të dështojnë. Javën e kaluar edhe mbledhja e qeverisë dështoi. Pra, është një krizë”, tha Hoti.
Nga ana tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që bën pjesë dhe udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, thonë se për çështjen e zgjedhjeve nuk ka gatishmëri, madje as të bisedohet.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, si cili ka qenë pjesë e këtyre takimeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se tema për dialogun me Serbinë, ajo për ushtrinë e të tjera janë më të rëndësishme sesa çështja e zgjedhjeve.
Isufi theksoi se tashmë nga pajtimi i arritur në takimin e fundit të partive politike, do të formohen komisione të cilat në hollësi do t’i bëjnë planet për diskutimin e temave.
Ai tha se për temat e rëndësime [si dialogu me Serbinë] qeveria ka plane dhe strategji, por me ato që mund të dalin nga partitë politike do të mund, bashkohen që të ketë sa më shumë rezultate.
“Sinkronizohen elementet të cilat do të mund të jenë në një platformë që të kenë një përmbajtje sa më të detajuar, për shkak se është parë se në të kaluarën ka pasur gabime në hapa, pikërisht duke mos u formuar një konsensus të përbashkët mes partive politike në Kosovë”, tha Isufi.
Edhe në partinë e re, Partia Socialdemokrate, thonë se vendi është në krizë dhe si parti do të mundohen që vendin ta nxjerrin nga kjo gjendje. Deputeti Frashër Krasniqi tha se PSD-ja në vazhdimësi do të japë rekomandime dhe do të marrë pjesën këto takime.
“Sa u takon rekomandimeve do t’i bëjmë të qarta në këto tryeza. Ne kemi krijuar tash një formë në lidhje më çështjen e dialogut edhe në lidhje me çështjen se si e shohim organizimin shoqëror në Kosovë për t’i tejkaluar disa probleme si rezultat i të cilave kemi ngërç dhe krizë politike”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së duke thënë se nuk po arrinë që të tregohet serioze në qëndrime dhe veprimet e saja karshi gjendjes aktuale politike.
“Mendoj se duhet të ketë një qartësim nga ana e LDK-së e cila nuk po duket aspak serioze në nismën e saj, ngase faktikisht në fillim doli me idenë që të shkojë në mocion votëbesimi për qeverinë, kurse tash nuk qëndron mbrapa kësaj ideje. Kështu që po duket se nuk ka asnjë përpjekje opozitare”, tha Krasniqi.
Tryezat e organizuara nga partitë politike për të diskutuar çështjet, të cilësuara si madhore, sipas njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, nuk pritet të sjellin ndonjë rezultat.
Sipas tyre, te partitë politike ka dallime dhe mospajtime të mëdha për tema të rëndësishme, andaj edhe parashihet se do të jetë vështirë të arrihen kompromise, qoftë për një platformë unike rreth bisedimeve me Serbinë, reformat zgjedhore apo edhe ndryshimet kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?