Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

I pari i shtetit amerikan ka fol pas njoftimit për dorëheqje të Boris Johnsonit, i cili do të qëndrojë në krye të qeverisë britanike deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri.


“Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë miqtë dhe aleatët më të ngushtë ndërsa marrëdhënia e veçantë mes popullit tonë mbetet e fortë dhe e qëndrueshme”, tha Biden, raporton bbc.

Ai tha se SHBA-ja dhe Britania do të vazhdojnë të punojnë së bashku për çështjet duke përfshirë "mbajtjen e një qasjeje të fortë dhe të bashkuar për të mbështetur popullin e Ukrainës".

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e falënderoi më herët 58-vjeçarin për "veprimin vendimtare" rreth Ukrainës.

Ndryshe, Johnson ka pranuar të largohet nga drejtimi i partisë Konservatore, gjegjësisht nga drejtimi i qeverisë pas plasjes së disa skandaleve brenda kabinetit të tij. /Telegrafi/