Pavarësisht zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit, në Kosovë ekziston frika se do të dalin kushte të reja për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE).
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se presin që progresi për anëtarësim në Këshill të Evropës, të realizohet në 2-3 muajt e ardhshëm, mirëpo përmendin mundësitë që të dalin kushte të reja, sikurse ka ndodhur edhe të kaluarën me liberalizimin e vizave, gjë të cilën e potencoi edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, ku përmendi Asociacionin dhe ndaljen e shpronësimeve në veri, si kushte të reja për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, do të varet nga lobimi i qeverisë.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë, se është shumë e rëndësishme që progresi për anëtarësim në Këshill të Evropës të arrihet në muajin prill dhe maj, kur mbahen mbledhja e Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit të Ministrave.
Në të kundërtën, sipas saj, do të kishte shtyrje deri në vitin 2025.
“Nëse do të ketë vijimësi të kërkesave të tjera, në veçanti ato të raportit me dialogun, mendoj se situata vërehet se cila është në teren… Te Këshilli i Evropës komunikimi për këtë çështje dhe për procesin e dialogut ka qenë shumë më i qartë gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Për Kosovën është shumë e rëndësishme që progresi të shënohet brenda muajve në vijim, pasi kjo është periudha që për këtë vit mund të kapim afatin për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ndërsa nëse nuk arrijmë që të realizohet brenda 2-3 muajve në vijim atëherë do të ketë shtyrje deri në vitin 2025”, thotë ai.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thotë se kanë punuar aktivisht në këtë institucion për t’ia dhënë dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës.
Megjithatë, shton se deri tani nuk dihet nëse Kosova do të futet në agjendë në mbledhjen e radhës të Asamblesë Parlamentarë të KiE-së në muajin prill.
“Me datën 18 prill fillon sesioni pranveror të Këshillit të Evropës, nuk është Kosova në agjendë për votim. Pra varet prej qeverisë. Pastaj janë dy procese, është votimi në Asamblenë Parlamentare, ku ne kemi punuar shumë, është Arbeni, Ariana, Enisi edhe unë që jemi të opozitës, po ashtu edhe Saranda. Ne kemi bërë punën tonë në Asamble Parlamentare dhe tash është pjesa e Kosovës”, thekson ai.
Përkundër optimizmit për anëtarësim në KiE, Kusari-Lila përmend disa prej proceseve të tjera të Kosovës në rrugën euro-integruese, ku janë vënë kushte të reja.
“Kosova ka pasur procese të tjera të cilat kanë vënë kushte siç ishte rasti i votimit të demarkacionit, pas të cilit premtohej menjëherë liberalizimi i vizave, pastaj shkuan mbi gjashtë vite derisa kjo në realitet u realizua. Ekziston një hezitim të situatat ose rrethanat në të cilat ka konfirmimi sikur ky vendim të kalojë ose sikur ky vendim të zbatohet do të mund të kemi përkthim në një proces tjetër që hap rrugë. Rasti i kaluar ishte liberalizimi, këtë rast është anëtarësimi në Këshill të Evropës”, deklaron ajo.
Emisari amerikan, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë e ka mirëpritur zbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, mirëpo theksoi se themelimi i Asociacionit dhe shpronësimet në veri, janë dy kushte të tjera për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.
Në fund të vitit të kaluar juristët eminent të Këshillit të Evropës, kanë hartuar një raport vlerësues për Kosovën, të cilin raportuesja Dora Bakoyannis, do ta paraqes në mbledhjen për çështje politike të Asamblesë më 27 mars, ku përmban edhe një draft-opinion.
Kosova ka aplikuar për Këshill të Evropës në maj të vitit 2022. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë