LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave homofobike në BBVA, Luiz Ejlli i kërkon falje publike komunitetit LGBT+

Pas deklaratave homofobike në BBVA, Luiz Ejlli i kërkon falje publike komunitetit LGBT+
Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Këngëtari Luiz Ejlli është bërë portagonist i spektaklit Big Brother VIP Albania edhe mbrëmjen e së shtunës.

Pas një diskutimi të zhvilluar me opinionistët e spektaklit, Luizi ka refletkuar mbi disa deklarata të tij të thëna këto javë në shtëpi.

Ai ishte shprehur kundër komnunitetit LGBT+, përkatësisht homoseksualëve duke thënë: “Kur i shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion dhe më thotë djali: O babi pse puthen ata njësoj siç puth ti mamin? Çfarë t’i them. Është jo normale”.


Mirëpo mbrëmjen e së shtunës, ai tha se i vjen keq për atë çfarë deklaruar dhe i ka kërkuar falje publike të gjithë komunitetit LGBT+.

Ejlli tha se mund të ketë qenë fjalori i tij i varfër, ai që e ka bërë të paraqitet më keq se sa që duhet qëndrimin e tij që ka karshi njerëzve të këtij komuniteti.

Bledi Mane me thumba për Luizin në BBVA: Edhe luanët mund të jenë homoseksualë
Lexo po ashtu Bledi Mane me thumba për Luizin në BBVA: Edhe luanët mund të jenë homoseksualë

Megjithatë këngëtari shkodran pranoi se në qoftë se në ndonjë të ardhme të afërt, dikush nga ky komunitet futet në shtëpinë e BBVA, do ta trajtojë njëjtë pa paragjykime, si të gjithë banorët e tjerë.

Disa prej banorëve të tjerë nuk e kanë besuar këtë deklaratë të Luizit, duke e quajtur si lojë për të përfituar fillimisht simpatinë e pjesëtarëve kundër komunitetit LGBT+, e më pas për të bërë sikurse ka gabuar dhe kërkon falje, për të fituar edhe simpatinë e pjesës tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Rita Ora e pikëlluar për ngordhjen e maçokut të saj: Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve

Rita Ora e pikëlluar për ngordhjen e maçokut të saj: Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve

Magazina
Kamerat kapën atë që tha Taylor Swift pas prezantimit të Beyonce me albumin më të mirë Country Grammy

Kamerat kapën atë që tha Taylor Swift pas prezantimit të Beyonce me albumin më të mirë Country Grammy

Magazina
Kalo në kategori