LAJMI I FUNDIT:

Pas daljes, Sara tregon ‘sekretet’ e shtëpisë: Meritoni ka qenë tmerrësisht i sëmurë ditëve të fundit, merrte infuzione dhe kishte gjendje të fikëti

Pas daljes, Sara tregon ‘sekretet’ e shtëpisë: Meritoni ka qenë tmerrësisht i sëmurë ditëve të fundit, merrte infuzione dhe kishte gjendje të fikëti

Sara Gjordeni, e cila u përjashtua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, ka bërë një deklaratë të fortë dhe emocionale pas daljes së saj nga spektakli.

Ajo ka vendosur të hapë zemrën për ndjekësit e saj në Instagram dhe ka zbuluar detaje që nuk ishin të qarta për publikun në lidhje me gjendjen shëndetësore të Meriton Mjekiqit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Në një seri postimesh në InstaStory, Sara ka qenë kritike ndaj reagimeve të disa pjesëve të publikut mbi një skenë të caktuar brenda shtëpisë, ku ajo shfaqej në të njëjtin shtrat me Meritonin dhe Bardhin. Sara shprehet se gjendja e Meritonit ka qenë shumë më serioze nga sa është treguar në transmetim.


“I vetmi për të cilin më vjen keq për bashkë ndjesinë e disave është Bardhi. Por, si mund të gjykoni pa të dhëna të plota?”, shprehet ajo në postimin e saj. “Nëse nuk e keni ndjekur programin 24 orë live, ju duhet të dini se Meritoni ka qenë në gjendje të rëndë për katër ditë e fundit – të vjella, temperaturë, ethet, gjendje të fikëti të vazhdueshme, dhe shpesh herë merrte infuzione”.

Familjarët e Bardhit kanë fshirë çdo fotografi në çift, reagon Sara: Kush menaxhon faqen e tij, duhet të respektojë dëshirat dhe mendimet e tij
Lexo po ashtu Familjarët e Bardhit kanë fshirë çdo fotografi në çift, reagon Sara: Kush menaxhon faqen e tij, duhet të respektojë dëshirat dhe mendimet e tij

Sara shton se situata e rëndë e Meritonit ka sjellë reagime mbështetje prej saj dhe Bardhit, duke zbuluar se ata kanë bërë ‘dua’ (lutje) së bashku para spektaklit.

Foto: Sara Gjordeni/InstaStory

Ajo gjithashtu thekson se një grup mes saj, Bardhit dhe Meritonit, ishte formuar për të krijuar një ‘pol të tretë’ brenda dinamikave të shtëpisë, i cili mori më shumë peshë pas një incidenti të veçantë.

Meritoni del nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, përfundon në spital?
Lexo po ashtu Meritoni del nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, përfundon në spital?

Postimi i Sarës u përqendrua gjithashtu te kritika e saj ndaj të ashtuquajturve “moralistët e internetit” dhe ata që janë të shpejtë për të gjykuar bazuar në përmbajtjen e rrjeteve sociale.

Në dukje e lodhur nga reagimet e njëanshme, Sara fton publikun të marrë në konsideratë kontekstin dhe rrethanat e vështira në vend të gjykimeve të nxituara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
Kalo në kategori