LAJMI I FUNDIT:

Pas akuzave të deputetit të PDK-së për punësime familjare, Kurti: Axha i Glaukut e ka kryer akademinë ushtarake pa lindur Glauku

Pas akuzave të deputetit të PDK-së për punësime familjare, Kurti: Axha i Glaukut e ka kryer akademinë ushtarake pa lindur Glauku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po bën punësime familjare.

Nura në fjalimin e tij në Kuvend, theksoi se gjatë qeverisjes së Kurtit janë dyfishuar punësimet familjare, transmeton Telegrafi.

“Ju deklaruat se nuk duhet mbushur institucionet me farefis e familje, e kushërinjtë janë për te shpia. Ndërkohë jemi dëshmitarë se punësimet familjare jo që nuk janë ndalur, por po shpërfaqen me shpejtësi të madhe. Axha i kryeparlamanetarit Glauk Konjufca është punësuar, familjarë të Xhelal Sveçlës, etj. Punësimet familjare janë dyfyshuar”, u shpreh Nura.


Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pretendimet e deputetit Nura për punësime familjare nuk qëndrojnë.

“Qeveria jonë e ka programin, planin qeverisës. Kemi diskutuar bashkë, vendimmarrja jonë nuk përkon me pretendimet e ngritura nga ju. Siç thoni në nepotizëm apo punësime familjare. Kabinetet tona kanë persona të përgatitur profesionalisht. Vendimmarrja përmes nepotizmit nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe ne këto nuk e kemi. Ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare”, theksoi ai.

Sa i përket punësimit të axhës së kryeparalamentarit Glauk Konjufca, Kurti pohoi se ai ka pasur të përfunduar akademinë ushtarake ende pa lindur Konjufca.

“Glauku është njeriu i pjekur, por është shumë i ri, merreni me mend këshilltarit politik i ka lind nipi pasi ka kryer akademinë ushtarake. As shkelje të ligjit as nuk ka konflikt interesi në asnjërin rast”,  shtoi më tej kryeministri.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori