LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit ishte shkatërruar, pronari i ri investoi që ta “rikthej në jetë”, Audi R8 GT e shndërroi në “bishë” me 1.500 kuaj-fuqi

Pas aksidentit ishte shkatërruar, pronari i ri investoi që ta “rikthej në jetë”, Audi R8 GT e shndërroi në “bishë” me 1.500 kuaj-fuqi

Ajo çfarë sot mund të konsiderohet legale për lëvizje nëpër autostradë varet nga lokacioni, por në SHBA çdo herë e më shumë po lejohen mjete të ndryshme motorike të qarkullojnë lirshëm.

Shembulli më i mirë është Audi R8 GT prodhim i vitit 2012, që në total u prodhuan vetëm 333 njësi dhe 90 për qind prej tyre u shitën në SHBA, transmeton Telegrafi.

Atë e vë në lëvizje motori i modifikuar 5,2 litra V12 që prodhon 552 kuaj-fuqi. E sipas specifikave të fabrikës, GT mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 6,2 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 km/h.


Është e qartë se bëhet fjalë për një veturë tejet të fuqishme dhe të shpejtë. Megjithatë kjo veturë e rrallë i mbijetoi një aksidenti të rëndë dhe iu shit një pronari tjetër.

Pjesë e pasme ishte shkatërruar plotësisht, pjesa e derës së shoferit dhe ai e anës së djathtë gjithashtu ishin shkatërruar. Audi qëndroi në atë gjendje derisa iu shit pronarit të tretë – Austinit nga kompania LeeC Parts dhe pronar i garazhit Scrap Life Garage.

Ai mendonte se ia vlen ta shpëtojë, kështu me ekipin e tij bëri një punë të jashtëzakonshme. Motorin ia rregulluan ekspertët e Underground Racing që janë të njohur për punën e tyre në motor të fuqishëm, kështu R8 GT tani në vend të 552 kuaj-fuqive zhvillon hiq më pak se 1.500.

Austin akoma nuk e ka testuar veturën në 400 metra. Ai me kalimin e kohës do të rregullojë edhe pjesën e pasme, e tani po e nget pa gjysmën e pjesëve në karroceri. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Auto
Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj

Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

EVs
Harley Davidson prezanton motoçikletën më të fuqishme në histori të kompanisë, janë prodhuar vetëm 131 njësi

Harley Davidson prezanton motoçikletën më të fuqishme në histori të kompanisë, janë prodhuar vetëm 131 njësi

Auto
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Kalo në kategori