Afroamerikani nga Alabama e SHBA-ve kishte vjedhur 50 dollarë e 75 centë në një furrë buke kur ishte vetëm 22-vjeçar, dhe për shkak të këtij veprimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, megjithatë ai është liruar pas më shumë se tre dekadave qëndrim prapa grilave.

Alvin Kenard ishte vetëm 22-vjeç kur në vitin 1983 u dënua për vjedhje të shkallës së parë. Tani që i ka 58 vjet, pritet të lirohet nga burgu në qytetin Besemer, transmeton Telegrafi.


Kenard ishte dënuar bazuar në ligjet ë vjetra që asokohe ishin në fuqi në Alabama, pasi ai edhe më parë ishte dënuar për vjedhje në vitin 1979. E gjykimi i vitit 1983 i kushtoi atij me burgim të përjetshëm pa pasur mundësi të apelohet vendimi.

Familjarët e Kenardit dhe miqtë me padurim po presin verdiktin që do ta lirojë atë nga burgu që pritet t'ia kumtoj gjykatësi David Carpenter.

2 129

Kenard që tërë jetën ka punuar në ndërtimtari para gjyqtarit, ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë punën që e ka kryer deri më sot pasi dëshiron ta fitojë bukën e gojës.

Në anën tjetër avokatja e Kenardit, Carla Crowder ka bërë të ditur se si "klienti i saj është i habitur me rastin që po i ofrohet pasi ishte i bindur se fundit e jetës do ta pret në burg" ashtu sikurse "qindra persona tjerë që padrejtësisht ishin dënuar me burgim të përjetshëm vetëm pse nuk kanë mundur ta sigurojnë një avokat të mirë". /Telegrafi/