I dyshuari për gjenocid në Ruandë, Felicien Kabuga ka përfunduar në dhomat e paraburgimit në Hagë pas transferimit nga Franca.

Kabuga, i cili ishte në arrati për 22 vjet deri sa u arrestuar në muajin maj, së shpejti do të sillet para një gjykatësi, raporton reuters.


Javën e kaluar një gjykatës i Kombeve të Bashkuara urdhëroi transferimin në Holandë, në vend të një njësie të paraburgimit në Tanzani.

112315283 667e537e 6ef5 4d12 974e 3aa8cf0e8b07

Kabuga, 84 vjeç, ka të ngjarë të kalojë të paktën disa muaj në Hagë dhe më pas mund të gjykohet në Tanzani.

Prokurorët e akuzojnë ish manjatin e çajit dhe kafesë për për financimin e milicisë etnike, Hutu, të cilët vranë qindra mijëra Tutsi dhe Hutus të moderuar në Ruanda gjatë një periudhe 100 ditore në vitin 1994.

Kabuga përballet me akuza për gjenocid, bashkëpunim në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/