Në dy dekadat e para të ndërtimit të shtetit të Kosovës, fusha e kulturës u zhvillua pa ndonjë strategji shtetërore apo politika kulturore të qarta. Ndërkohë, komuniteti artistik dhe shteti siguruan ringjalljen e institucioneve qendrore dhe teatrove ekzistuese.
Skena kulturore filloi të rritej së pari në formën e festivaleve, nismave artistike dhe projekteve kulturore të udhëhequra nga organizatat kulturore të pavarura dhe shumë fuqishëm nga qendrat sociale dhe kulturore të cilat riaktivizuan hapësira të braktisura dhe kinema të mëparshme, duke i kthyer ato në një infrastrukturë të re publike për kulturën.
Që nga viti 2010, këto organizata filluan rrjetëzimin në nivel lokal dhe qendror, duke synuar të formulojnë pozicione të përbashkëta politike, të identifikojnë synime afatgjata për reformimin e këtij sektori, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të krijojnë një sistem të qëndrueshëm për organizatat kulturore, artistët dhe profesionistët e fushës.
Në praktikë, ka pasur një sërë rastesh kur rrjetet lokale dhe qendrore filluan disa dialoge me autoritetet publike duke bashkëpunuar për hartimin e një plani strategjik apo programi të veçantë, si dhe menaxhimin dhe aktivizimin e infrastrukturës publike. Megjithatë, mungesa e një infrastrukture të përshtatshme ligjore dhe e një strategjie afatgjatë pengon mundësinë për të bërë ndryshime strukturore dhe të qëndrueshme.
Një reformë në sistemin kulturor është e nevojshme për t’iu përgjigjur situatës dhe mangësive aktuale, si dhe për të parashikuar një zhvillim të strukturuar të sektorit në të gjitha regjionet e vendit. Duke shqyrtuar praktikat më të mira në rajon dhe modelet e reja për politikat kulturore në nivel evropian dhe global, politikat e reja kulturore duhet gjithashtu të jenë në përputhje me agjendën e zhvillimit kombëtar. Në përgjigje të këtyre çështjeve, “Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë” do të bashkojë vendimmarrësit kryesor, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përgjegjësit rajonal të hapësirave të pavarura kulturore për të diskutuar rreth çështjes së financimit publik, ringjalljes dhe qeverisjes së hapësirave kulturore, rrjetëzimit si dhe mundësive tjera të partneritetit publiko-civil në krijimin e politikave lokale dhe qëndrore, krijimin e modeleve të reja të institucioneve dhe avancimin e pjesëmarrjes qytetare.
E organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, kjo konferencë avokon për forma të reja dhe efektive të partneritetit dhe bashkëpunimit publiko-civil, duke iniciuar një diskutim dhe duke vendosur një plan për përpjekjet e ardhshme të rrjeteve të organizatave kulturore, komuniteteve artistike dhe autoriteteve publike.
Konferenca është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte, dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj konference është përgjegjësia e Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflektojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Nga data 13 e deri më 14 dhjetor, konferenca “Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë” do të ketë këtë këto panele:
Paneli I – Mbështetje e qëndrueshme publike për skenën e pavarur kulturore
Pika kryesore e debatit për politikat kulturore mbetet financimi i përgjithshëm i kulturës dhe në veçanti, financimi i kulturës së pavarur. Përderisa ka një vetëdijesim të shtuar ndaj rolit të kulturës në zhvillim më të gjerë social dhe demokratik, financimi publik mbetet i pakët, afatshkurtër dhe pa një qasje strategjike. Për të diskutuar gjendjen aktuale të financimit publik, do të shqyrtohen raste të ndryshme nga rajoni, nevojat e skenës kulturore dhe drejtimet e mundshme për bashkëpunim në përmirësimin e sistemit ekzistues dhe instrumenteve të mbështetjes publike që do të krijonin kushte për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit kulturor.
Aktualisht ka një sërë nismash të ndërmarra në sektorin publik dhe civil të cilat mbështesin përmirësimin e politikave kulturore si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit social. Në këtë panel do të diskutohet se cilat janë masat që po ndërmarrin institucionet publike për të përmirësuar politikat kulturore dhe për të krijuar një strategji më të mirë për përmirësimin e skenës kulturore? Çfarë instrumente mund të krijohen për mbështetjen e skenës së pavarur kulturore? Si munden institucionet publike të krijojnë një politikë (strategji) që mundëson lulëzimin e hapësirave sociale dhe kulturore?
Paneli II: Qeverisja e infrastrukturës publike
Hapësirat kulturore dhe qeverisja e tyre ka qenë mjaft problematike në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, por dhe më gjerë në Evropën Juglindore. Kjo për shkak se pas tranzicionit politik dhe institucional, kanë munguar ide të qarta rreth hapësirave dhe formësimimit të tyre. Qeverisjet e tyre kryesisht kanë qenë të pastrukturuara dhe afatshkurtra. Sidoqoftë, viteve të fundit janë zhvilluar disa modele të partneriteteve publiko-civil që kanë krijuar sisteme unike të qeverisjes së këtyre resurseve. Në këtë panel do të diskutohet mbi modelet e ndryshme të qeverisjes së infrastrukturës publike, zbatimin, gjendjen aktuale dhe sfidat e modeleve të partneriteteve publiko-civile. Dhe përfundimisht, a është e mundur një formulë e vetme të dizajnojë këto modele në kontekste lokale?
Panel III: Rrjetet e kulturës
Çfarë mund të shkoj keq? Çfarë duhet dhe nuk duhet bërë gjatë ndërtimit të rrjeteve?
Skena e pavarur e kulturës është organizuar rreth përpjekjeve avokuese si dhe ka bashkëpunuar për ndarjen e njohurive, praktikave të mira dhe aftësive ndërmjet rrjeteve në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Në kuadër të këtij paneli synojmë të flasim për ndërtimin e rrjeteve bashkëpunuese apo rrjeteve përfaqësuese? Proceset pjesëmarrëse të marrjeve të vendimeve brenda rrjeteve? Si mund të arrihet vazhdimësia e punës së rrjeteve përtej financimit të projekteve? Por edhe si mund të ndërtojmë rrjete që mund të ketë anëtarësi me aktive?
Ndër të tjera, do të mbahen dy sesione pune që do të trajtojnë hapësirat kulturore dhe financim publik të tyre dhe rrjetëzimin e bashkëpunimin kulturor. Në kuadër të konferencës, janë paraparë dy vizita në dy objekte me potencial të shndërrimit në hapësira kulturore: “Domi Ramiz Sadiku” dhe “Kulla e Ministerit”.
Konferenca do të jetë e mundur në tri gjuhë (me përkthim simultant) ndërsa pjesëmarrësit do të jenë nga i gjithë rajoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje