Fisnik Syla, biznesmeni nga Gjilani tashmë është bërë i njohur për publikuan e mediet falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina.

Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe e video të ndryshme.


Ai së fundmi ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendje e ka bërë të komentohet.

240495676 3046715292273415 2777256293171795176 n Fisnik Syla (Foto: Instagram)

“Zoti është i madh. Gjithçka po bëhet mirë. Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut.

fisnik syla i Foto: Instagram

Arrestimi i saj u bë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, marrë parasysh që ka një dënim disa vjeçar të shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.

Megjithatë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. /Telegrafi/