Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend, partitë politike – në pushtet e opozitë – po zhvillojnë betejë të ashpër me akuza e kundër akuza për çështje të ndryshme. Organizatat jo-qeveritare në vend po u kërkojnë deputetëve që të përmbahen nga gjuha denigruese gjatë seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.
Në partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se partitë opozitare përmes akuzave dhe siç konsiderojnë ata shpifjeve, kanë zgjedhur “rrugën e gabuar” për të bërë fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në anën tjetër, partitë opozitare thonë se ashpërsia e gjuhës vjen nga pushteti dhe sipas tyre mazhoranca “nuk mund të mbrohet” nga ato që opozita i quan skandale dhe korrupsion.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj thotë për KosovaPress, se deputetët duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike.
“Pavarësisht përkatësisë partiake, deputetët duhet të ruajnë dhe promovojnë vlerat bazë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë… I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, që me t’i përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës”, thotë ai për KosovaPress.
Fjalori në parlament është ashpërsuar sidomos pas publikimit në media të bisedave në të cilat është përfshirë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin Millan Radoiçiq.
Për pushtetin, opozita së fundmi është duke bërë një fushatë të pabazuar dhe irracionale kundër qeverisë. Kjo, sipas tyre, edhe e cenon kulturën politike të raporteve ndër-partiake.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress, se kjo gjuhë e opozitës është e ndërlidhur me “ankthin për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
“Është e dukshme që opozita në Kosovë papritmas është ngritur dhe zgjuar në një fushatë të pabazuar, irracionale kundër qeverisë dhe kundër Vetëvendosjes. Jam i bindur që kjo është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me ankthin tyre për rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit. Sa më afër 9 shkurtit është e dukshme që ne do të shohim deklarata të tilla, gjuhë të ashpër që natyrisht e cenon edhe atë kulturën politike të raporteve ndër partiake, por edhe procesin e funksionimit të Kuvendit të Kosovës…
Pa dyshim që [ky diskurs] e dëmton, jo vetëm fushatën zgjedhore, demokracinë e kulturën politike, por edhe vetë procesin e funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Është e vërtetë që jemi në fund të legjislaturës por Kuvendi megjithatë deri në fund të dhjetorit është mirë ta përmbush funksionin parësor që e ka – miratimin e ligjeve. Gjithë kjo, gjuha, zhurma, ashpërsia, seancat kinse të jashtëzakonshme me tema inekzistente pa objekt e pa përmbajtje po bëhet në kurriz të miratimit të ligjeve”, thekson Rrustemi.
Mirëpo, një gjë të tillë e mohon deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili thotë se opozita po përdorë mekanizmat demokratik për të dëshmuar “keq-menaxhimin e qeverisë, bashkëpunimin me Listën Serbe” dhe siç thotë ai, aferat korruptive.
“Kemi pa nivelin e komunikimit, nuk e di se si mund të mbrohen mazhoranca kur shefja e grupit parlamentar koordinohet me një kriminel që kërkohet nga institucionet e Kosovës. Ajo koordinohet a me u zgjedh në Gjykatën Kushtetuese ky person, apo ai person. Koordinohet për pagën minimale, koordinohet a me qenë veteranët e UÇK-së në pagë minimale. Mendoj se qeveria aktuale e ka humbur rrugën edhe ashtu është në fund të mandatit…S’ka të bëjë me fushatë, shkeljet ligjore janë individuale të tyre dhe secili përgjigjet për veprimet e tyre. Ne kemi pa se kemi një qeveri të korruptuar. Shumica e ministrave janë me aktakuza apo janë në hetime, po ashtu edhe shumica e kryeshefave ekzekutiv të ndërmarrjeve publike janë me aktakuza apo hetime. Mendoj se ky është një imazh i keq i kësaj qeverie”, deklaron deputeti i PDK-së.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se kohëve të fundit nuk ka pasur fyerje dhe sharje por vetëm paraqitje e “realitetit të aferave dhe skandaleve të pushtetit”.
“Nuk mendoj se ka pasur kohëve të fundit fyerje dhe sharje. S’mendoj se kjo ka të bëjë kryekëput me fushatën zgjedhore. Kjo ka të bëjë me pamundësinë e punës normale në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje po pamundëson që të mbahen seanca normale në Kuvend, duke mos marrë pjesë në seanca dhe duke qenë e paaftë me marrë vendime”, thotë Gashi.
Partitë opozitare e kanë akuzuar dhe kritikuar ashpër pushtetin edhe pas disa raportimeve në media për biseda në mes të Koordinatores së komiteteve të VV-së Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Kransiqi. Këto, pushteti i ka cilësuar shpifje.
Kritika dhe ashpërsim të gjuhës ndaj pushtetit ka pasur edhe pas disa arrestimeve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame