Partitë nuk përfillin kërkesën për përfaqësim gjinor 50/50, gratë paralajmërojnë masa

Në listat e kandidatëve për deputetë ka një përfaqësim me vetëm rreth 30 për qind të grave. E nga Demokracia në Veprim kanë thënë se nuk është përfillur kërkesa e tyre nga partitë, për përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave. Lidhur me këtë Rrjeti i Grupit të Grave kanë kërkuar nga votuesit që t’i përkrahin gratë.
Secila nga partitë politike ka futur në garë nga 110 kandidatë për tu bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
E prej 110 kandidatëve, rreth 30 prej tyre janë kandidate të gjinisë femërore në pothuajse secilën listë të subjekteve politike.
Kjo po shihet si mos përfaqësim i barabartë i grave me burrat.
Blerta Aliu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se nuk është përfillur kërkesa e tyre për përfshirje të barabartë të grave në lista.
“Ne kemi kërkuar nga partitë politike para se të dorëzohen listat ta përfaqësojnë sistemin 50/50 dhe ta respektojnë ligjin për barazi gjinore. Mirëpo nga ajo që kemi parë deri më tash subjektet politike kanë respektuar ligjin e zgjedhjeve, por nuk duket se kanë kaluar 30 %”, tha për RTV Dukagjinin, Blerta Aliu.
Kurse drejtoresha e Rrjetit të Grupit të Grave, Igballe Rogova, ka thënë se vetë institucionet nuk po i respektojnë ligjet, andaj sipas saj, votuesit duhet t’i përkrahin gratë.
“Shteti demokratik është kur vet ata e zbatojnë ligjin dhe në këtë rast e kanë listën me përfaqësim gjinor në koutën 50%. Ne tash na mbetet që votuesit të marrin në dorë ligjin dhe të implementojnë vet atë. Ne kemi filluar një fushatë “Voto për më shumë gra në parlament”, dhe në këtë fushatë na përkrahë edhe Bashkimi Evropian”, deklaroi Igballe Rogova.
Në legjislaturën e fundit nga gjithsej 120 deputetë, vendi është përfaqësura me 38 gra./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës