Partitë në Izrael arrijnë marrëveshje për koalicion

Ajo ka bërë me dije se blloku Likud – Yisrael Beitenu, do të jetë në koalicion me disa parti të tjera më të vogla, në mesin e të cilave është edhe grupi që udhëhiqet nga ish ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni.
Një zëdhënëse e partisë së qendrës, Yesh Atid, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, transmeton “Evropa e Lirë”.
Benjamin Netanyahu, blloku i të cilit i ka fituar 31 vende në Parlamentin me 120 deputetë, është ballafaquar me problem për ta formuar koalicionin e ri qeverisës, prej 22 Janarit të këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet.
Marrëveshja e arritur për koalicion i mundëson Netanyahut që t’i ketë 68 vende në Parlament.
Pritet që formimi i qeverisë së Izraelit të bëhet javën e ardhshme, para vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. /Telegrafi/




















































