LAJMI I FUNDIT:

Partitë kanë mendime të ndryshme për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë

Partitë kanë mendime të ndryshme për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, tashmë ka më shumë se tre muaj që funksionon pa nënkryetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Derisa shumica parlamentare pretendon se Kuvendit duhet të ketë pesë nënkryetarë, aq sa ka propozuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferit, opozita është e ndarë. VMRO-DPMNE-ja mbështet vetëm opsionin siç e quajnë ata tradicional, që Kuvendit të ketë tre nënkryetar. Partia më e madhe opozitare akuzon shumicën se me pozita në Kuvend, po plotëson nevojat politike dhe partiake.

“Fillimisht vlerësojmë se duhet ndjekur tradita e Kuvendit që nga viti 1991 e deri më tani, pra Kuvendi të ketë tre nënkryetar, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton efikasitet, funksionim ekonomik dhe përfaqësim adekuat të të gjitha partive politike qoftë të shumicës apo opozitës. Propozimi për pesë nënkryetar është interes politik me të cilin pajtohen LSDM, Besa, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Ne vlerësojmë se një marrëveshje e tillë politike, do të jetë harxhim shtesë për Kuvendin dhe nuk do ta bëj Kuvendit aspak më efikas”,  deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.


Lëvizja Besa mbështet propozimin e Kryetarit të Kuvendit për pesë nënkryetar me qëllim që edhe këtij subjekti politik ti takojë një post nënkryetari. Megjithatë nga kjo parti akoma nuk kanë caktuar se cili nga deputetët e tyre mund të zë pozitën e nënkryetarit në rast se miratohet propozimi i shumicës.

“Ne si Lëvizje Besa dhe si grupi i dytë më i madh opozitar në Kuvend, kërkuam që një vend i nënkryetarëve të na takon neve. E konsiderojmë si kërkesë legjitime pasi që bëhet fjalë për Kuvendin ku të përfaqësuar janë të gjitha grupet parlamentare dhe si parti e dytë më e madhe shqiptare në Kuvend, kemi vlerësuar se duhet të kemi një vend të nënkryetarit”, u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Sipas rregullores së Kuvendit, numrin e nënkryetarëve e përcakton kryetari, ndërsa zgjedhjen e tyre e vendos Kuvendi me shumicë votash. Një nënkryetar zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. I njëjti posedon kabinet, këshilltar dhe sekretar. Përveç pesë nënkryetarëve, shumica pretendon që Kuvendi duhet të ketë edhe pesë sekretar të përgjithshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori