Pastrimi i listës zgjedhore po përcillet me debate e reagime të shumta nga qytetarë e personalitete të ndryshme, emrat e të cilëve gjenden në mesin e rreth 40 mijë votuesve që janë shpallur si të dyshimtë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, njofton REL.
Për të ruajtur të drejtën e votës, ata duhet të dëshmojnë pranë zyrave të KSHZ-së se posedojnë dokumentacione të rregullta. Afati për të dëshmuar këtë skadon më 19 gusht, në të kundërtën emrat e tyre do të fshihen nga lista zgjedhore. Por, shumë qytetarë shprehen të habitur se si emrat e tyre ndodhen në listën e dyshimtë,kur ata me vite jetojnë në Maqedoni.
“Që kur kam lindur jetoj në këtë lagje, asnjëherë nuk jam larguar nga Maqedonia, vetëm nëse kam shkuar mysafir, pra kurrë nuk e kam ndërruar adresën, gjithmonë kam jetuar në këtë lagje… më vjen interesant se prej nga unë jam në atë listë të dyshimtë”,thotë Ramadan Baftiu, një banor i larguar nga lista e votuesve.
Në mesin e votuesve të dyshimtë, siç njihen nga KSHZ-ja, ka edhe personalitete publike dhe përfaqësues të partive politike.
“Më vjen keq, jo për veten, por për këta 40 mijë shqiptarë që sërish duhet të merren me vetveten. Unë kam 42 vjet dhe gjithmonë votoj në të njëjtën njësi zgjedhore, pra asnjëherë nuk kam ndryshuar adresën e banimit, pavarësisht se kam ndërruar shtëpinë, unë gjithmonë kam votuar në të njëjtën vendvotim”, thotë Arsim Sinani, profesor dhe njohës i çështjeve politike.
Eroll Rizaov, gazetar, dyshon se gjithçka është e përgatitur nga, siç thotë, strukturat shtetërore, meqë gjatë vizitës që kanë bërë ekipet e KSHZ-së ishte konstatuar se në adresën e tij të banimit kishte edhe emra të votuesve të tjerë që nuk jetonin aty. Në vend se ata të fshihen nga lista, KSZHZ-ja, sipas Rizaovit, ka fshirë atë dhe djalin e tij, po ashtu gazetar.
“Nuk besoj se është gabim i paqëllimshëm. Besoj se kjo bëhet me vetëdije, nën diktatin e partive qeverisëse. Unë kështu e kuptoj këtë veprim kur kam parasysh faktin se gjatë vizitës, ekipi i KSHZH-së ka konstatuar gjendjen reale”, thotë Rizov.
Mënyra se si po pastrohet lista zgjedhore nuk rrit besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, që është edhe qëllimi kryesor i marrëveshjes politike, thotë Darko Aleksov nga organizata “Most”, e cila merret me monitorimin e proceseve zgjedhore, jo vetëm në Maqedoni por edhe në shtete tjera.
“Konstatimi ynë është se procesi nuk është planifikuar mirë, ai po përcillet me improvizime të shumta. Ankesat e shumta që dëgjojmë nuk japim shpresë për kthimin e besimin në proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. Qytetarët nuk morën përgjigje lidhur me shifrën e 300 mijë votuesve fiktivë. Ata kanë të drejtëtë mendojnë se partitë sërish do të tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor”, thotë Aleksov.
Nga KSZH-ja nuk komentojnë reagimet e shumta, duke theksuar se po zbatojnë në përpikëri pikat e marrëveshjes politike sa i përket pastrimit të listës zgjedhore. Por, sipas të dhënave të publikuara, procesi po rrjedh me një dinamikë shumë të ulët. Gjatë javës së parë të verifikimit të dhënave janë paraqitur rreth 800 qytetarë, numër ky i papërfillshëm në krahasim me rreth 40 mijë personat që duhet të kontrollojnë të dhënat e tyre.
Pastrimi i listës, së bashku me ndryshimet në ligjin e qeverisë dhe të kompetencave të MPB-së, duhet të mbyllen deri më 31 gusht. Në rast se liderët politik konstatojnë realizimin e atyre, atëherë nuk përjashtohet mundësia e caktimin të 11 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova