LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti izraelit hodhi poshtë për herë të parë idenë e shtetit palestinez

Parlamenti izraelit hodhi poshtë për herë të parë idenë e shtetit palestinez

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një rezolutë që kundërshtoi me shumicë dërrmuese krijimin e një shteti palestinez, raportuan mediat izraelite.

Rezoluta u miratua në Knesset me 68 vota pro dhe vetëm nëntë kundër, transmeton Telegrafi.

U tha se një shtet palestinez do të përbënte “rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin”.


Koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu me partitë e ekstremit të djathtë bashkë-sponsorizoi rezolutën.

Partia e qendrës së majtë të liderit të opozitës Yair Lapid u largua nga seanca për të shmangur mbështetjen e deklaratës, pavarësisht se më parë kishte thënë se favorizonte një zgjidhje me dy shtete.

Mustafa Barghouti, sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze, kritikoi miratimin e rezolutës.

“Asnjë parti sioniste nga qeveria dhe opozita nuk votoi kundër rezolutës”, shkroi ai në X.

“Kjo rezolutë përfaqëson një refuzim të paqes me palestinezët dhe një deklaratë zyrtare të vdekjes së marrëveshjes së Oslos”, postoi Barghouti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po shqyrton një ndryshim të madh në politikën e NATO-s

Trump po shqyrton një ndryshim të madh në politikën e NATO-s

Botë

"Do ta marr vendimin shumë shpejt", Trump po rishikon statusin ligjor të ukrainasve në SHBA - ata mund të dëbohen

Amerika
Trump drejtuar Kabinetit: Ju jeni përgjegjës për largimet nga puna, por nëse nuk e bëni, do ta bëjë Musk

Trump drejtuar Kabinetit: Ju jeni përgjegjës për largimet nga puna, por nëse nuk e bëni, do ta bëjë Musk

Amerika
E krahasoi me Napoleonin, Macron i kundërpërgjigjet ashpër Putinit

E krahasoi me Napoleonin, Macron i kundërpërgjigjet ashpër Putinit

Botë
Mbyllet Memoriali i Srebrenicës për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Mbyllet Memoriali i Srebrenicës për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Bosnja
Macron 'rrëzon' dyshimet e Trumpit për NATO-n: Franca është aleat besnik, ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së

Macron 'rrëzon' dyshimet e Trumpit për NATO-n: Franca është aleat besnik, ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së

Botë
Kalo në kategori