LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian ndan certifikata për nxënësit e Drenasit, Lladrovci zotohet për përkrahje

Parlamenti Evropian ndan certifikata për nxënësit e Drenasit, Lladrovci zotohet për përkrahje

Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Drenas të cilët ishin pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas një njoftimi për media, këto certifikata të PE-së janë pranuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ua dorëzoi nxënësve.

Lladrovci është shprehur krenar me punën e nxënësve, duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme dhe ndarje të bursës për nxënësit që kanë marr pjesë në konferencën nga Euroscola në Parlamentin Evropian.


“Jam jashtëzakonisht krenar me punën e juaj dhe pjesëmarrjen si shkolla e vetme jashtë BE-së që ka arritur të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian, me temën ‘Edukimi dhe punësimi i të rinjve: Çfarë na duhet për të ardhmen tonë?’. Jam shumë krenar që ju ishit jo vetëm pjesë e 94 shkollave dhe mbi 3 mijë nxënësve, por keni qenë edhe në mesin e të përzgjedhurve. Suksesi juaj në përfaqësimin e Drenasit dhe Kosovës në Parlamentin Evropian na ka bërë krenar neve si komunë, mësimdhënësit, drejtorin, shkollën dhe familjet e juaja. ̈s”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Lladrovci në fjalimin e tij.

Siç thuhet në njoftim drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka para nxënësve mes të tjerash tha:  “Ju falënderoj për përkushtimin dhe përfaqësimin e Drenasit në Parlamentit Evropian, por edhe në organizata të huaja të Bashkimit Evropian. Sukseset e juaja janë motiv për ne dhe jetësim i zotimit të kryetarit që t’i thyejmë barrierat ndërkufitare”.

Ndryshe, në këtë takim nxënësit prezantuan projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar si prezantimi i ueb faqes së shkollës, sistemi i menaxhimit të të dhënave i pari i këtij lloji i aplikuar në shkollat e mesme, dhe punime tjera inovative nga fusha e teknologjisë̈. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori