Deputetët e Parlamentit Evropian u shprehën të kujdesshëm ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, e cila, siç u tha, nuk përfshin të gjashtë vendet e rajonit dhe janë të bindur se ajo duhet të bazohet sipas rregullave të BE-së dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian.
Kështu thuhet në tekstin e harmonizuar të raportit për Bosnje-Hercegovinën, i cili do të miratohet nga Parlamenti Evropian më 14 qershor.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të BH-së që të shtojnë përpjekjet për të krijuar një treg të përbashkët rajonal (pjesë e Procesit të Berlinit) në integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor, për të vendosur dhe garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajon, i cili është një hap drejt anëtarësimit në BE”, shkruan në dokument.
Theksi vihet në nevojën që të gjitha programet rajonale të bashkëpunimit ekonomik të jenë të pranueshme për të gjashtë vendet, duke vendosur bashkëpunim në baza të barabarta, duke forcuar përafrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së.
Në këtë kontekst, “shprehet kujdes ndaj Iniciativës për Ballkanin e Hapur”, e cila nuk mbulon të gjashtë vendet, dhe thekson besimin se ajo duhet të bazohet në rregullat e BE-së dhe të kontribuojë në proceset integruese të BE-së.
Prandaj, Bashkimi Evropian dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e procesit të unifikimit të tregut të përbashkët, përfshirë Kosovën. Nga ana tjetër, Serbia nuk e dëshiron Kosovën në Ballkanin e Hapur, raporton klix.ba.
Ndërkohë, Bosnja nënshkroi anëtarësimin në tregun e përbashkët rajonal gjatë një takimi në Sofje të Bullgarisë, i cili është pjesë e Procesit të Berlinit.
Duhet theksuar se nisma fillestare bazohej në Procesin e Berlinit, i cili duhej të sillte vendet e Ballkanit Perëndimor nën mentorimin e BE-së, por ndërkohë ka lindur ideja “Ballkani i Hapur”.
Deri më tani kësaj nisme i janë bashkuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Meqë ra fjala, sot në Ohër është mbajtur samiti i iniciativës rajonale “Open Balkan”, ku morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe zyrtarë të Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, Dritan Abazoviq, gjegjësisht Zoran Tegeltija. Këta dy të fundit janë të pranishëm si mysafirë.
Në hapjen zyrtare të samitit, përveç zyrtarëve rajonalë, foli edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Nisma u mbështet edhe nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se aktivitete të tilla e afrojnë rajonin me Bashkimin Evropian dhe promovojnë stabilitetin. Escobar beson se është e nevojshme që nisma të jetë e hapur për të gjithë dhe se ajo duhet të përfshijë “të gjashtë vendet në të njëjtin nivel”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania