Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, sot pritet të votohet Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.
Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në tekstin e propozuar, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, propozohet që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas.
Në disa pjesë të propozim-Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë.
Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.
Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim.
Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon i cili nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
Po ashtu, thuhet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
“Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në tekst, transmeton REL.
Rezoluta e propozuar bën thirrje edhe për masa ndaj atyre që rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe kërkohen sanksione ndaj liderit të Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik.
“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për miratimin e sanksioneve specifike kundër akterëve destabilizues në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë edhe ata që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, posaçërisht ndaj Millorad Dodikut”, thuhet në këtë tekst dhe bëhet thirrje që vendet anëtare sa më parë të miratojnë këto sanksione.
Ndonëse nuk përmendet me emër në tekstin e propozim-rezolutës, nga Komisioni Evropian kërkohet që të nisë hetime të brendshme ndaj Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, për shkak të raporteve se ai ka “ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende kandidate”.
“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?