LAJMI I FUNDIT:

Parku në Shkup shndërrohet në parking (Video)

Parku në Shkup shndërrohet në parking (Video)

Lokacioni pranë poliklinikës së Bit Pazarit që duhej të ishte një hapësirë e vogël e gjelbëruar, pjesërisht është uzurpuar, e pjesërisht është shndërruar në një parking të egër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo gjendje, jo vetëm që është jashtë çdo norme ligjore, por edhe u shkakton probleme banorëve të ndërtesës përballë. Ata shprehen tejet të revoltuar, por shumica prej tyre hezitojnë të flasin para kamerës së televizionit Shenja. Në mungesë të intervenimit institucional, banorët thonë se shpeshherë u bie të fjalosen me personat që parkohen dhe me ata që lejojnë parkimin e veturave në këtë lokacion.

Banorët sqarojnë se janë ankuar deri tek Komuna e Çairit, prej nga ju kanë thënë se lokacioni në fjalë është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Ankesën e njëjtë e kanë dorëzuar edhe Qyteti i Shkupit, por as kjo nuk ka pasur ndonjë rezultat. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, ata ankesat i kanë drejtuar tek televizioni Shenja.


Televizioni Shenja ka kontaktuar Komunën e Çairit, dhe Qytetin e Shkupit, për të kërkuar sqarim se kush është kompetent për këtë lokacion dhe pse nuk është ndërmarrë asgjë për të mënjanuar parkingun e egër. Deri më tani, nuk ka ndonjë përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori