Paris Hilton ka zbuluar se ishte dokumentari i Demi Lovatos që e frymëzoi atë të shkruante librin e saj të fundit.

Ylli i famshëm, 42-vjeçe - e cila mirëpriti djalin Phoenix në janar - publikoi “Paris: The Memoir” në fillim të këtij muaji, ku u tregua e sinqertë për jetën dhe të kaluarën.


Biondja theksoi se dokumentari i këngëtares së “Cool for the Summer”, 30-vjeçe, “Demi Lovato: Simply Complicated” - i publikuar në 2017 - e inkurajoi atë të ndante historinë e saj.

68890687 11880321 Inspiration Paris Hilton revealed that it was Demi Lovato s docu a 117 1679294249513 Paris Hilton (Foto: Getty Images)

“Isha po aq e habitur sa pjesa tjetër e botës nga sa e vërtetë, e pambrojtur dhe e guximshme ishte ajo”, shkroi Hilton.

“Në dokument, Demi ndau një të kaluar të vështirë; personalisht, e pashë atë në mes të një udhëtimi intensiv të vetëpranimit dhe zbulimit. E kisha zili, E desha këtë zbulim edhe për veten time”, shtoi ajo.

68890675 11880321 Inspiration In the doc Demi shared a painful reckoning with a di m 116 1679294243602 Demi Lovato (Foto: Getty Images)

Në dokumentar, Lovato ka folur për disa nga betejat e saj të së shkuarës me abuzimin me drogën dhe depresionin.

Ndërkohë, Paris diskutoi një pjesë të traumës së saj në librin e ri.

Ndër temat më të rëndësishme ishin vendimi i saj për të kryer një abort në të njëzetat, përdhunimi në moshën 15-vjeçare dhe ndikimi që pati kaseta seksuale në karrierë. /Telegrafi/

68890677 11880321 image a 100 1679291353327 Libri i Paris Hilton (Foto: PA)