LAJMI I FUNDIT:

Paris Hilton: Ndarja me të fejuarin, vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë

Paris Hilton: Ndarja me të fejuarin, vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë
Paris Hilton dhe Chris Zylka (Foto: Reuters)

Paris Hilton është duke u ndjerë shumë mirë pas përfundimit të fejesës së saj me aktorin Chris Zylka.

39-vjeçarja së fundmi ka folur për ‘Cosmopolitan UK’ për përfundimin e lidhjes së saj në nëntor të vitit 2018, dhe se si është ndjerë ato ditë.

“Ndjenjë e mirë kur dikush nuk ju kontrollon”. “Me takimin e njerëzve të caktuar, [ekziston rreziku] të mos u besoj atyre dhe frikës [nëse] shkoj jashtë qytetit ata mund të bëjnë diçka për të më zënë ngushtë. Ndihem me fat tani që nuk kam atë frikë sepse jam e pavarur”, ka thënë ajo për revistën.


https://www.instagram.com/p/B89w5ObpauT/?utm_source=ig_embed

Hilton po ashtu tha se përfundimi i fejesës ka qenë vendim i vështirë për t’u marrë.

Të gjitha lajmet nga Paris Hilton
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paris Hilton

“Ishte vendimi më i vështirë që unë kam marrë në jetën time”, ka thënë Hilton. “Unë nuk mendoj se [ai] ishte personi i duhur për mua dhe unë ndjehem si një grua që meritoj një person të mrekullueshëm. Nuk ishte i duhuri”.

“Kam punuar shumë që t’ia japë jetën time dikujt. Ata duhet të jenë perfekt”, vazhdoi Hilton.

Paris Hilton dhe Chris Zylka (Foto: Reuters)

Gjatë kohës së ndarjes, një burim ka thënë për Fox Neës që Paris thjesht ‘mendoi se ai nuk ishte për të’. “Ajo ia dëshiron gjithë të mirat atij dhe ata mund të jenë miq”.

Zylka, aktori 34-vjeçar ia bleu Hilton një unazë diamanti në 2018 që kushton mbi dy milionë dollarë. /Telegrafi/