LAJMI I FUNDIT:

Parcela e jashtme e Bit Pazarit u shit, pronari i ri nuk figuron në kadastër (Video)

Parcela e jashtme e Bit Pazarit u shit, pronari i ri nuk figuron në kadastër (Video)

Në Agjencinë e Kadastrës, pjesa e jashtme e tregut të Bit Pazarit ende figuron në pronësi të kompanisë “Tregu i Shkupit”. Edhe pse kjo kompani hapësirën prej 501 metrave i ka shitur një personi fizik, në kadastër nuk ka ndryshim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendi në të cilin ndodhet Bit Pazari ende është pronë private e Tregut të Shkupit dhe se në asnjë pjesë të saj nuk figuron emri i ndonjë personi fizik”, thonë nga Agjencia për Kadastër.

Por, pronari i ri Ali Qahili thotë se është pronar i kësaj pjese të Bit Pazarit dhe se së shpejti do të jetë në emër të tij.


“Ajo figuron ende në emër të tjetërkujt, por mendoj se shumë shpejt do të jetë në emrin tim dhe është në procedurë. Nuk mund ta caktoj kohën se për sa por shumë shpejt do të jetë në emrin tim. Me dokumentacionin është gjithë në rregull dhe dokumentet janë në procedurë dhe procedura ashtu është që nuk shkon aq shpejt sa neve mendojmë”, u shpreh për TV21, Ali Qahili, Afarist.

Ai thekson se është në bisedime me tregtarët e 240 tezgave që i kanë në këtë hapësirë, për të gjetur një zgjidhje, që siç thotë do të jetë në favor të tyre.

E pronarët e tezgave thonë se pas festave do të vazhdojnë me takime për të gjetur një zgjidhje për fatin e tyre.

“Pas festave do të takohemi me “Tregun e Shkupit”, me Komunën e Çairit dhe me pronarin i cili thotë se e ka blerë vendin. Mendojmë se do të arrijmë sukses dhe se gjithçka do të jetë në favor tonin, pasi që ne ka 30 vjet që punojmë këtu”, tha Mensur Bajrami, Tregtar.

“Ne qëndrimin tonë e kemi, kështu si jemi kështu do të mbesim, pavarësisht asaj se çfarë do të ndodhë, ne kemi vendosur që çfarë do që të jetë të jetë në favorin tonë, se nuk jemi pak jemi 240 tezga, me ardhë këtu me luajt dikush me neve nuk do ta lejojmë”, tha Bajram Bajrami, Tregtar.

Nga “Tregu i Shkupit” para tre dite thanë se në vitin 2015 është shitur kjo parcelë pa dhënë shumë detaje.

“Në interes të informimit të saktë të opinionit, theksojmë se në vitin 2015, me vendim të Këshillit Drejtues të Shoqatës Aksionare numër 02-304/71 të datës 02.07.2015, është realizuar shitja e një prone me sipërfaqe të përgjithshme prej 501 M2, për shkak se e njëjta nuk është me rëndësi strategjike për zhvillimin e ardhshëm të shoqërisë aksionare”, nga Tregu i Shkupit.

Tregtarët theksuan se kanë kërkuar sqarim nga komuna e Çairit se a ka plan urbanistik për ndërtim në hapësirën ku janë të vendosur tezgat e tyre, por nga kjo komunë nuk ka përgjigje. “Tregu i Shkupit” që është shoqëri aksionare në Bit Pazar ka në pronësi hapësirë me sipërfaqe prej rreth 12 mijë metra katror dhe objekte me sipërfaqe prej rreth 4 mijë metra katrorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë

Aksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë

Kronika e Zezë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

Politikë
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet

Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet

Lajme
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Politikë
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull

Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull

Lajme
Kalo në kategori