Një shumë e madhe parash hyri në Mal të Zi gjatë javëve të kaluara për financimin e zgjedhjeve lokale, për të cilat agjentët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare kanë zbardhur të dhëna të shumta, por menaxhmenti i ri i ANB-së nuk po përgjigjet.
Ata i lejojnë njerëzit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të sjellin lirisht para për partitë pro-serbe dhe proruse dhe të blejnë zgjedhjet – paralajmërojnë burimet e Pobjedas nga ANB.
Shërbimi sekret malazez është sërish në duart e “rrjetit rus dhe serb”, pasi më 7 shtator kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, shkarkoi ish-drejtorin e ANB-së, Sava Kentera.
Ai emëroi në krye të Agjencisë, Boris Bata Miliqin, dikur bashkëpunëtor shumë i ngushtë i drejtorit të mëparshëm – kuadrit pro-rus dhe pro-serb, Dejan Vukshiq.
Shkarkimi i Kenterës pasoi dy operacione ndërkombëtare në të cilat mori pjesë edhe shërbimi sekret malazez, njëri prej të cilëve ishte çmontimi i një rrjeti spiun rus. Pastaj disa diplomatë të dyshuar rusë u dëbuan nga Mali i Zi dhe u morën vendime për ndalimin e hyrjes në Mal të Zi për disa shtetas serbë.
Në listën e atyre që sipas vlerësimit të Agjencisë nuk mund të shkojnë në Mal të Zi është edhe pronari i televizionit Adria, Bratislav Stojiljkoviq, njeriu i cili ka kohë që qëndron në shtetin malazez dhe që dje është kthyer nga aeroporti i Tivatit.
Stojiljkoviq është një nga njerëzit kyç të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për aktivitetet rajonale, dhe së fundi ai është pronar i disa mediave në Mal të Zi, ndër të cilat është edhe televizioni Adria, dhe, sipas shërbimit inteligjent malazez, ai është një nga financuesit kryesor të Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb.
Dje, portali M ka kujtuar se Stoiljkoviq së fundmi ka qëndruar në Amerikë së bashku me kryeministrin në largim, Dritan Abazoviq dhe ka marrë pjesë në një konferencë për media, ndonëse nuk është gazetar.
TV Adra e Stoiljkoviqit e favorizon maksimalisht Abazoviqin në emisione informative dhe speciale, jo vetëm përmes aktiviteteve të kryeministrit në mandatin e tij teknik, por edhe përmes aktiviteteve të URA-s së tij.
“Ditët e fundit Beogradi ka intensifikuar veprimet për të injektuar para për të blerë vota për zgjedhjet lokale në Mal të Zi. Ata sjellin para të mëdha. Paratë i sjellin biznesmenë që janë të lidhur me autoritetet në Serbi dhe ata kanë edhe biznese këtu”, thanë burimet e Pobjedas nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Televizioni Adria dje njoftoi se ndalimi i hyrjes në Mal të Zi për Bratislava Stoiljkoviq është vazhdimësi e persekutimit të “qytetarëve serbë të iniciuar nga ANB, derisa në krye ishte Savo Kentera”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri