Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset kodrinoro-malore do të ketë kushte për fjolla të lehta bore, ndërkaq të shtunën parashihet mot me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesish nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/