LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të jenë 32 deri në 34 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së. /Telegrafi/