Mot stabil dhe i butë në ditët e para të vitit 2022, me diell e vranësira. Orëve të mëngjesit ultësirave me mundësi për mjegull. Nga mesi i javës së ardhshme pritet shi e borë.
Sipas Prishtina Weather në ditët e para të vitit 2022, parashihet të mbajë mot i butë e stabil, me kthjellime dhe vranësira. Të shtunën mbrëma vranësirat kalimtare mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu përreth viseve malore apo edhe fjolla bore. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte edhe për mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
Ditën e martë do të ketë shtim të vranësirave, ndërsa ditën e mërkurë orëve të pasdites priten edhe reshje shiu, që me rënie të temperaturave në mbrëmje të shndërrohen edhe në reshje bore.
Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku i dominimit të qetsive, por edhe inverzionit termik që paraqitet në vise të ulëta, ku edhe mbanë të ngujuar ndotësit ajror pranë sipërfaqes. Vetëm në raste kur do të ketë qarkullim më të mirë ajror, si pasditen e së shtunës, ndotësit shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit vende-vende kalon edhe në vlera të pranueshme.
1.01.2022 – Kryesisht me kthjellime dhe butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësira kalimtare, përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.
2.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mjegull në mëngjes, ku vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
3.01 – Butë, kryesisht me kthjellime, e me vranësira kalimtare. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
4.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
5.01 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten reshje shiu, që më vonë me rënie të temperaturave, shndërrohen në borë.
Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që luhaten nga 0C deri 2C, e të mërkurën edhe deri në 5C, ndërsa maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 13C.
Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s, e ditëve të tjera frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, e ditën e mërkurë e ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje mbi vlera normale, e më pas me tendencë të rënies.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale