LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferik relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e orë të plota me diell por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatar nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet e larta malore në lindje e juglindje. Vranësirat hera – herës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët (në formë pikash).

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijë bregdetare, lugina e male fiton shpejtësi deri 10-12, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.


Temperaturat parashikohen nga 16 në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/