LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri, 11 shtator

Parashikimi i motit në Shqipëri, 11 shtator
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen nga 12 në 34 gradë Celsius. /Telegrafi/