LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Milan – Fiorentina

Parashikim: Milan – Fiorentina
Fiorentina's head coach Vincenzo Montella before the start of the Italian Serie A soccer match between ACF Fiorentina and FC Parma at Artemio Franchi Stadium in Florence, 18 May 2015. ANSA/MAURIZIO DEGL'INNOCENTI

Milani do të ketë punë me Fiorentinën në San Siro në një përpjekje për të vazhduar serinë pozitive, por kjo do të jetë tejet e vështirë.

Vendi: San Siro, Milano
Koha: 19 shkurt (e dielë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Milan
Gabriel Paletta dhe Juraj Kucka do të kthehen pas suspendimeve të pësuara herën e fundit.
Vincenzo Montella mund të kërkojë futjen e Jose Sosan në mesfushë që t’i japë pak pushim Locatellit, në atë që ishte një pjesë e parë e mrekullueshme e sezonit për talentin e ri.

Fiorentina
Paulo Sousa do të duhet që të luftojë me lodhjen e skuadrës nga Europa League dhe fitorja e madhe e arritur në udhëtim te Monchengladbachu të enjtën. Kjo e sheh Federico Bernardeschin me gjasë të madhe që të startojë takimin nga banka.
Nikola Kalinic duhet të kthehet në sulm, pasi ndeshjen e fundit në Serie A ishte Babacar që startoi për të, teksa Federico Chiesa do të jetë ai që do të ofrojë freski pasi mungoi të enjtën për shkak të suspendimit.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Fiorentinas në Srie A.

Fiorentina ka shënuar së paku dy gol anë 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.

Formacionet e mundshme: Milan - Fiorentina
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Milan - Fiorentina

Analiza

Pasi fitoi me një paraqitje grandioze ndaj Bolognas, Milani arriti të shmangë disfatën nga Lazio përkundër faktit se performanca e kryeqytetasve ishte meritore për tri pikë. Rossonerët kanë treguar qëndrueshmëri të lartë dhe shpirt luftarak deri në fund të secilës ndeshje, por performancat në fillim të ndeshjeve duhet të jenë më të mira dhe që të mos ndiqet gjithmonë rezultati.

Fiorentina ka luajtur në mënyrë shumë solide në mbrojtje në Europa League dhe ishte në gjendje që të kthehet në Itali me një gol të shënuar dhe pa gol të pranuar. Kjo fitore i ka dhënë shumë vetëbesim Violas para ndeshjeve të rëndësishme në vazhdim të sezonit.

Lazio, Atalanta dhe Interi kanë fituar këtë fundjavë dhe ky fakt rrit presionin në këtë ndeshje. Humbësi i këtij takimi mund të harrojë Evropën për sezonin e ardhshëm, andaj do të jetë një ndeshje intensive, mjaft e luftuar, ku Fiorentina ka balancin dhe kualitetin për të shënuar fitore.

Parashikimi: Milan 1-2 Fiorentina

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori