LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Milan – Cagliari

Parashikim: Milan – Cagliari

Milani do të kërkojë të nisë mbarë vitin 2017 në një ndeshje aspak të lehtë në shtëpi ndaj Cagliarit.

Vendi: San Siro, Milano
Koha: 8 janar (e dielë), 18:00


Lajmet rreth ekipeve

Milani
Andrea Bertolacci do të kthehet në mesfushë, kështu Giacomo Bonaventura do të kyçet në një rol më ofensiv.
M’baye Niang do ta ngrohë stolin, teksa Carlos Bacca do të mbajë pozitën e tij, përkundër spekulimeve të shumta për një transferim të tij në Kinë.

Cagliari
Marco Storari është larguar nga klubi, që do të thotë se Rafael do të jetë portieri startues.
Marco Borriello po vuan nga një lëndim në gju dhe nuk pritet që të jetë i gatshëm që të luajë ndaj ish ekipit të tij.

Top lojtarët

A e dini se?

Milani ka fituar 11 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Cagliarit në të gjitha garat.

Milani ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë ndeshjet në shtëpi ndaj Cagliarit në të gjitha garat.

Milnai ka shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Cagliarit në të gjitha garat.

Mes Milanit dhe Cagliarit janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në San Siro në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim të Cagliarit në Serie A.

Milani është i pamposhtur në shtëpi në shtatë ndeshjet e fundit.

Cagliari ka pranuar së paku dy gola në tri ndehsjet e fundit në Serie A.

Cagliari ka dështuar që të fitojë pesë ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.

Analiza

Milani ishte ekipi i parë në histori që fitoi Superkupën e Italisë pa fituar as Scudetton e as Kupën e Italisë, kurse ai rezultat ndaj Juventusit i jep vetëbesim Rossonerëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Cagliari arriti një fitore të pabesueshme ndaj Sassuolos në shtëpi ndeshjen e kaluar pasi ishte duke pësuar me rezultat 3-1 në pjesë të dytë. Këto tri pikë kanë sjellë optimizim te ekipi nga Sardenja.

Rossonerët pritet që të fitojnë, sidomos duke marrë parasysh performancat e Cagliarit në udhëtim, por mysafirët dinë të jenë të rrezikshëm në San Siro dhe këtë e dëshmuan në fillim të sezonit kur mposhtën Interin me përmbysje.

Parashikimi: Milan 2-1 Cagliari

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori