Adana Demirspor ka arritur fitore në ndeshjen e kthimit ndaj CFR Cluj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 2-1.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Rumani përfundoi baras 1-1, derisa turqit kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.


E më i miri në këtë ndeshje nga të dyja ekipet ishte qendërmbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ajeti ndërpreu shumë aksione të kundërshtarëve dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

y adana demirspor baskani murat sancak galip geldikleri cfr cluj maci 001

Paraqitja spektakolare e mbrojtësit prishtinas i ka bërë përshtypje edhe presidentit të Adana Demirspor, Murat Sancak.

I pari i klubit turk pas ndeshjes ka zbritur në fushë dhe e ka përgëzuar personalisht Ajetin për paraqitjen e jashtëzakonshme.

Por gjesti që ka bërë Murat Sancak është bërë viral në gjitha rrjetet sociale.

Sancak pasi e përshëndet Ajetin e fton drejtorin sportiv të Adana Demirspor, duke i thënë shikoje këtë emër pasi dua ta transferojë në klubin tim.

Screenshot 2023 08 04 213108

Kjo ka sjellë të qeshura tek të gjithë të pranishmit në stadium, gjithsesi edhe te Arlind Ajeti i cili e ka falënderuar presidentin e skuadrës turke për vlerësimin që i ka bërë.

Ajeti këtë afat kalimtar u transferua te Cluj, por nuk i dihet nëse Adana do të bëj një ofertë zyrtare për t'ia plotësuar dëshirën presidentit për ta pasur qendërmbrojtësin shqiptar në radhët e veta. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app