LAJMI I FUNDIT:

Me paraqitje atraktive, Fjolla Morina ngacmon femrat që e kritikojnë: Thash t’ju pyes se kah po ju shkojnë burrat sonte

Me paraqitje atraktive, Fjolla Morina ngacmon femrat që e kritikojnë: Thash t’ju pyes se kah po ju shkojnë burrat sonte
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në një nga postimet e saj të fundit, ajo i doli në përkrahje këngëtares Beatrix Ramosaj për situatën e saj në Big Brother VIP.

“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, shkroi Fjolla.


Foto: Fjolla Morina/InstaStory

E me të marrë komente negative lidhur me këtë, Fjolla duket se ka vendosur që t’ua kthejë me ironi të gjithë atyre që e kanë kritikuar atë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive e veshur me një fustan të bardhë, gjersa në mbishkrimin e saj iu dërgoi një mesazh ironik femrave që e kritikojnë atë.

“Thash t’jau ndreqë këtë ditë pak, e t’ju pys kah po ju shkojnë të dashurit e burrat sonte”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Fjolla ka një kohë të gjatë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor – kjo për shkak të problemeve të saj me ligjin, që e kanë mbajtur peng për më shumë se një vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori